17.6 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeEmshiu, Rexhepi dhe Penov mbikqyrin punimet në rrugën Pallçisht- Autostrada Tetovë- Gostivar...

Emshiu, Rexhepi dhe Penov mbikqyrin punimet në rrugën Pallçisht- Autostrada Tetovë- Gostivar (Korridori-8)

Kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu bashkë me ministrin e Vetqeverisjes lokale z. Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi, morën pjesë në inspektimin e punimeve që po bëhen në projektin e ndërtimit të rrugës nga fshati Pallcisht i Poshtëm deri tek autostrada Tetovë – Gostivar, projekt ky që do të lidh vendbanimet e komunës së Bogovinës me projektin e rëndësishëm Korridori 8.

“Falenderoj me këtë rast Qeverinë dhe gjithë institucionet të cilat janë përfshirë në finalizimin e këtij projekti infrastrukturor që do të lehtësojë jetën e qytetarëve të mbarë rajonit të Pollogut” ka deklaruar Emshiu në postimin në faqen e tij zyrtare Facebook

Vlen të theksohet që për dy vite mandat Emshiu ka realizuar më shumë se 50% të ofertës dhe premtimeve që ka bërë në fushatën kandiduese për të parin e komunës së Bogovinës ndërsa 10 projekte janë në realizim e sipër

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments