1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykimi ndaj Pjetër Shalës, Bardhyl Mahmuti komenton vulat hyrëse-dalëse për në Shqipëri

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, Bardhyl Mahmuti komenton vulat hyrëse-dalëse për në Shqipëri

Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka komentuar vulat hyrëse-dalëse në pasaportën e tij për në Republikën e Shqipërisë për periudhën prill-qershor 1999.

Këtë deklarim, dëshmitari Mahmuti e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Jean-Louis Gilissen, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Mahmuti lidhur me vulën e 22 prillit 1999, ka thënë se është vulë hyrëse nga aeroporti i Rinasit në Republikën e Shqipërisë.

Kurse, vula e 11 prillit për të nënkupton vulën hyrëse në Portin e Durrësit.

Mund ta them se dalja duhet të jetë nga fundi i muajit prill, e deri në qershor në përfundim të luftës nuk kam qenë në Shqipëri, sepse kam qenë në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Belgjikë”, ka thënë dëshmitari.

Po ashtu, ai ka thënë se ka një lidhje në mes të vulës së Republikës së Sllovenisë e 21 prillit 1999 dhe vulës së Republikës së Shqipërisë më 22 prill 1999.

Ai ka thënë se ka ardhur atë kohë në Shqipëri përmes Sllovenisë, andaj është i sigurt se vula e 22 prillit është vulë hyrëse për në Shqipëri.

Mahmuti ka sqaruar se ka qëndruar rreth një javë në Shqipëri dhe më pas është larguar nga fundi i prillit për në Zvicër.

Në vazhdim të dëshmisë së tij, dëshmitari ka treguar edhe dy dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, të cilat sipas tij tregojnë se dëshmitari nuk është i përfshirë në listën e njerëzve që kanë hyrë apo kanë dalë nga Shqipëria.

Për këtë, ai ka thënë se personat nuk janë regjistruar për arsye se në atë kohë 1 milion shqiptarë janë dëbuar nga forcat serbe, por se shtoi se nuk kanë mundur të bëhen hyrje-dalje pa vula e që për këtë ka sjellë edhe dokumentet e udhëtimit.

Ndërsa Mahmuti ka thënë se në Kukës ka qenë vetëm një herë në maj të vitit 1998.

“Nga qershori 1998 deri në qershor kur ka përfunduar lufta në Kosovë, asnjëherë s’kam qenë në Kukës, përveç në Tiranë dhe Durrës, asnjë vend tjetër s’kam qenë gjatë periudhës 1 qershor 1998 – 12 qershor 1999”, ka thënë dëshmitari Mahmuti.

Paraprakisht, ai ka treguar për shkollimin, kualifikimet e tij dhe të prindërve të tij dhe se e ka quajtur familjen e tij si familje e angazhuar në realizimin e të drejtës kombëtare duke shtuar se kanë qenë të vetëdijshëm se diskriminimi hiqet përmes angazhimit politik.

Ai po ashtu ka thënë se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovë dhe ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së.

Mahmuti ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë.

Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti ka thënë se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Mahmuti ka thënë se grupi diplomatik nuk ka pasur një seli në qytet apo shtet të caktuar, por se kanë udhëzuar në shtete të ndryshme për të përfaqësuar luftën e UÇK-së si të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai ka thënë se në periudhën qershor 1998 – qershor 1999 ka shkuar në Francë, Gjermani, Angli, ShBA, Itali, Austri, Slloveni, Shqipëri, Belgjikë, Holandë, e në shumë vende.

Ndërsa kur është pyetur nga avokati Gilissen për periudhën prill – qershor 1999, ai ka thënë se ka qenë një herë në Shqipëri dhe disa herë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë për takime zyrtare.

Kështu, me kërkesë të avokatit Gilissen, seanca është duke vazhduar në sesion privat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments