11.7 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmePolitizimi i institucioneve, kritika të ashpra nga BE-ja

Politizimi i institucioneve, kritika të ashpra nga BE-ja

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, me kritika të ashpra për ndërhyrjet politike gjatë punësimeve dhe emërimeve në administratë. Ai tha se në raste të tilla nënkuptohet se faktorët politik janë më të rëndësishëm se meritokracia.

“Po ka pasur progres, por ka akoma sfida të mëdha , sfida në kapacitetet njerëzore, në transparencë dhe llogaridhënie. Shumë shpesh partitë politike ndërhyjnë në emërime, që nënkupton se faktorët politik janë më të rëndësishëm se meritokracia ose konkurenca dhe sigurisht shumë shpesh ndërlikojnë mjedisin, që rezulton në ndërqeverisje joadekuate dhe bashkëpunim ndërinstitucional”, tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së.

Këto komente ai i bëri gjatë prezantimit të një strategjie që ka të bëjë me digjitalizimin e administratës publike. Ministri i Administratës Azir Aliu tha se me këtë plan parashihet shkurtimi i numrit të Institucioneve por edhe të punësuarve.

“Pikërisht strategjia parashikon një analizë funksionale të institucioneve në aspektin e optimizimit të institucioneve por gjithësesi edhe në aspektin e optimizimit të kapaciteteve njerëzore. Institucioe të reja nëse këtu e lidhni me agjencinë për digjitalizim, do të jetë institucion i ri, megjithatë ky institucion nuk do të punëson, por do t’i merr me mobilitet të brendshëm, do të merr ekspertët e IT nga institucionet që momentalisht janë të punësuar. Analiza funksionale do të na tregojë çfarë institucione duhet të kemi”, u shpreh Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite për zgjidhjen e problemit me numrin e lartë të Institucioneve, nga viti 2016 deri tani, numri i institucioneve të reja është rritur me 74 të reja, 8 prej të cilave janë hapur vetëm këtë vit. Aliu tha se po punohet në ligjin për funksionet e larta udhëheqëse ku parashihet metodologji se si një qytetar mund të arrijë deri të posti udhëheqës në një institucion. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments