-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiq tregon cili është shqetësimi për Kosovën, akuzon Escobarin

Vuçiq tregon cili është shqetësimi për Kosovën, akuzon Escobarin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se shqetësimi më i madh i Serbisë është Kosova, por me rëndësi është se në raundin e fundit në Bruksel, Serbia nuk doli fajtore, duke thënë se po të deklaronte sikur Kurti se “serbët dhe Lista Serbe duhet të vuajnë edhe paguajnë”, kjo do transmetohej në të gjitha mediet dhe dënohej nga bashkësia ndërkombëtare, njofton “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Por deklarata e Kurtit nuk u publikua askund, “kjo sepse shqiptarëve ju lejohet çdo gjë, thellësisht dhe mbështeten, përndryshe nuk do guxonte të deklarohej ashtu”, tha Vuçiq.

Me rëndësi ne nuk ishim fajtor të mossuksesit në dialog në Bruksel dhe pati disa lirime nga burgu “Mua më shqetëson fakti se serbëve duan të ja imponojnë fajësinë, ky është qëllim i gjithë rajonit”, duke fajësuar edhe Eskobarin lidhur me gjendjen në Malin e Zi për qëndrim hipokrit.

Shqetësimi më i madh mbetet Kosova, por shpresoj se gjërat përtej Drinit do të qetësohen” tha ai, duke shtuar se nuk beson se mund të ndodhë arrestimi i Dodikut, porf frikësohet nga kjo ide.

Nuk do lejojmë që të gjenden serb që mbështesin Kurtin, bile të tillë ka edhe në Beograd dhe të përfaqësojnë popullin serb, sipas tij perëndimi do mendoj ndonjë presion shtesë ndaj Serbisë.

“Ata ashtu bëjnë, shpikin ndonjë presion, në thelb mbështesin atë që bënë Kurti, kjo për asociacioni se ‘duhet ta bëjë’ ka ndodhur para dhjetë viteve, Kurti nuk do pranoj dhe nuk di si do ja dalin me te, po do na bëjnë ne fajtor” tha ai, duke shtuar se në ditën e raundit thanë edhe Borel edhe Lajçak se Kurti është fajtor një ditë më pas se dy palët janë fajtore.

“U paraqit Stano, pastaj ai nga Gjermania , Amerika, Eskobar kërkoi mos të ndikohet në qeverinë në Malin e Zi, përveç tij, të tjerat nuk munden” tha ai.

Nuk mërzitem nëse ata hidhërohen, unë i kam edhe 4 vite mandat dhe do mundohem për popullin tim, ndërsa lidhur ambasadorin Hill përkatësisht zgjedhjeve , ai tha për to nuk mund vendos askush përveç neve.

Ai kritikoi ashpër opozitën si analfabet, duan zgjedhje para 4 marsit dhe duan patjetër ato të shpallen deri në fund të vitit.

Vuçiq shtoi se ai ka menduar s opozita do zgjedhje deri në fund të vitit, e jo deri atëherë ato të shpallen e të mbahen në mars, duke ndërruar qëndrimet e veta, brenda natës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments