3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeklarata kundërthënëse BE-ShBA, Stano: BE-ja nuk është palë në dialog; Ambasadori Hill:...

Deklarata kundërthënëse BE-ShBA, Stano: BE-ja nuk është palë në dialog; Ambasadori Hill: Dialogu bëhet BE-Kosovë dhe BE-Serbi

Takimi i fundit në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të komentohet.

Për këtë proces prej të premtes kanë dalë dy opinione të ndryshme, më konkretisht për pozicionin e Bashkimit Evropian.

Është Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christophet Hill, që ka thënë se në dialog janë dy grupe negociatore.

“Negociatat janë në mes të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, si dhe në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për Blic, transmeton KlanKosova.tv.

Ndërkaq në konferencën e së premtes, Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky union nuk është palë në procesin negociator.

“Duke qenë vetëm ndërmjetësues, nuk mund të bëjnë diçka, pa u pajtuar Prishtina dhe Beogradi”, është shprehur ai ndër të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments