7.2 C
Tetovo
E martë, 1 Tetor, 2024
BallinaLajmeShtyhet referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë

Shtyhet referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë

Nuk ka datë konkrete se kur do të mbahet referendumi për largimin e lojërave të fatit (kazinove) nga vendbanimet e Komunës së Tetovës. Nga Komuna presin të ulen në bisedë edhe njëherë me Lëvizjen Antibizhoz që të vendosin për këtë proces.

Ndërkaq, nga Lëvizja Antibixhoz theksuan se nuk kanë hequr dorë nga ky proces, por se e kanë prolonguar në mënyrë që të mendohen të gjitha detajet që referendumi të del i suksesshëm. Ata shtojnë se edhe klima politike nuk është e përshtatshme që referendumi të mbahet tani, shkruan Portalb.mk. Edhe pse kanë kaluar nëntë muaj që nga mbajtja e debatit publik ku u shpalos ideja nga Lëvizja Antibixhoz për inicimin e referendumit lokal për largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet, data për të njëjtin nuk është caktuar ende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments