Një tokë ndërtimore që i takon Komunës së Tetovës, me sipërfaqe 3880 metra katrorë, do t’i jepet një kompanisë që do ta ndërton një objekt pranë komunës së Tetovës për nevojat e administratës komunale. Gjithashtu komuna do ta japë me partneritet publiko-privat për 15 vite edhe pishinën e mbyllur që të shndërrohet në “Aqua Park”. Këto ishin disa nga pikat e mbledhjes së Këshillit që përplasën këshilltarët e Lëvizjes Besa që janë në pushtet lokal dhe ata të BDI-së që janë në opozitë. Sipas Kryetarit të Tetovës vlerësimi i tokës do të bëhet nga ana e një Prokurimi Publik me qëllim që të merret çmimi më mirë.
Opozitarja BDI vlerëson se ky objekt në bazë të propozimit nuk do të ndërtohet në tërësi dhe kjo ka bën që komuna të jep tokë ndërsa të merr një objekt të pa përfunduar.“Komuna e Tetovës ka për qëllim dhënien e pronës publike një kompanie private në këmbim për punimet që do të bëhen për objektin e ri të komunës, kjo tokë publike ka shumë më shumë vlerë se punët që kompania do i realizon në këmbim të kësaj toke, komuna e Tetovës do të përfitojë një objekt të pa përfunduar, ndërsa kompania private do të kompozojnë pronë që kap shifrat milionëshe. Në seancën e sotme pishinën e vetme publike që e ndërtoi udhëheqësia e kaluar e BDI-së, ja jep në shërbim një kompanie me arsyetimin se kjo kompani do të ndërtojë “Aqua park”, ndërsa ndertimet e “Aqua park” në të kaluarën janë vlerësuar si ndërtime të dështuara për shkak të mos asueteshmërisë së investimeve”, pohoi Liridon Disha, këshilltar i BDI-së.
Në bazë të analizës që është bërë, objektit i komunës është vlerësuar në vlerë prej 1 milionë e 200 mijë euro, ndërsa toka që do ta jep komuna me sipërfaqe 3880 metra katrorë kap një vlerë prej 880 mijë eurosh