Vazhdon protesta dhe thirrjet për dorëheqje para objektit të Prokurorisë së Shkupit.
Edhe pse protesta është e qetë, ka protestues që vezë dhe gjësende të tjera para objektit të Qeverisë, ndërkaq vazhdimisht dëgjohen thirrje për dorëheqje dhe përgjegjësi.
Protesta nga objekti i Qeverisë u zhvendos para Prokurorisë, ndërkaq protesta organizohet nga organizata joqeveritare.
Kujtojmë se protestuesit protestojnë për rastin e fundit në Klinikën për Onkologji ku punonjësit e kësaj klinike kanë keqpërdorur barnat e pacientëve të sëmurë nga kanceri.