6.1 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti thotë se skandali në Onkologji do të...

Ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti thotë se skandali në Onkologji do të zbardhet shpejt, siguron se terapia që u jepet pacientëve me kancer është adekuate

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i siguron pacientët se terapia në Klinikën për Onkologji dhe Radiologji në Shkup, e cila jepet aktualisht, është adekuate dhe porositi që të mos përhapen të pavërteta për të zbardhur sa më shpejt rastin e shitjes së ilaçeve për kurim nga kanceri, gjë që është kryer nga personeli mjekësor i klinikës, përcjell TV21. Ai shton se do të bashkëpunojë ngushtë me organet e hetuesisë që rasti të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur, duke shtuar se “autorët e krimit kanë emër dhe mbiemër”.

Përndryshe një infermiere nga Klinika e Onkologjisë është kapur duke vjedhur barna më 28 shkurt dhe më 23 maj mori vendim për pushim nga puna dhe që nga 28 shkurti nuk ka shkelur më në Klinikë, tha ushtruesja e detyrës drejtoresha e Onkologjisë Violeta Klisarovska. Shtoi se është kapur dy herë duke bërë këtë vepër por se herën e parë i është falur, duke u distancuar nga përgjegjësia se kush e ka kthyer sërish në punë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments