Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një dasmë në Tetovë, në një prononcim për Alsat ka përgënjeshtruar deklaratën e një dite më parë të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi i cili hodhi poshtë çdo përfshirje të tij në këtë incident.
Jusuf Bilalli, prindi i njërit nga të plagosurit thotë të kundërtën.
Bilalli thotë se është dëshmitar i tërë ngjarjes se si Xhevat Ademi së bashku me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat e shkrepur është plagosur djali i tij dhe një i ri tjetër.
Ai thotë se ka paditur penalisht deputetin e BDI-së Xhevat Ademi duke e quajtur jo dinjitoze deklaratën dhe pozitën e tij.