2.8 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota‘Ngritën një rrjet mafioz zhvatjeje’/ Gazetari amerikan John Schindler: Kongresi të hetojë...

‘Ngritën një rrjet mafioz zhvatjeje’/ Gazetari amerikan John Schindler: Kongresi të hetojë aferën Rama-McGonigal

Gazetari dhe eksperti amerikan, John Schindler, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që të hetojë aferën Rama-McGonigal.

Në një postim në median sociale, gazetari thotë se Departamenti i Drejtësisë i presidentit Joe Biden ka tendencën për ta varrosur këtë aferë, e cila është edhe më e rëndë se dosja ruse e Charles McGonigal.

“Shpresa e vetme që e vërteta të dalë në shesh është që Kongresi të interesohet për marrëveshjet e ndyra ballkanike të McGonigal… panorama e plotë e veprimeve të McGonigal në Shqipëri është një histori shokuese, që do të trondisë Uashingtonin përtej FBI-së,” shkruan ai.

Më tej, ai poston shkrimin e publikuar në gazetën ‘Washington Examiner’, ku thekson se McGonigal kishte ngritur një rrjet mafioz zhvatjeje në Shqipëri.

“Në këmbim të parave të thata, McGonigal ishte kthyer në një peshë të rëndë për Ramën dhe qeverinë e tij socialiste, duke kërcënuar rivalët e tyre politikë dhe duke zhvatur oligarkët shqiptarë në këmbim të mbrojtjes nga sanksionet e SHBA. Ky ishte një rrjet zhvatjesh sekret, i ngjashëm me mafien, i drejtuar nga një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili fitoi dhjetëra milionë dollarë, sipas burimeve të shumta. Taktika të tilla të botës së krimit nuk janë aspak të papritura, pasi, gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare të Ramës dhe socialistëve të tij, Shqipëria e vogël është bërë epiqendra e Europës për tregtinë e paligjshme globale të narkotikëve, me mbështetjen e heshtur të Departamentit të Shtetit të Biden.

Edhe pse ajo që quhet ‘afera McGonigal’ në Shqipëri diskutohet gjerësisht, kjo histori tronditëse ka lënë pak përshtypje në mediat perëndimore. Kjo mund të bëjë me faktin se Rama dhe aleatët e tij janë në gjendje të shuajnë historitë e medieve evropiane që raportojnë për korrupsionin dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar ndërkombëtar,” shkruan Schindler.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments