-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePacienti i tretë me ethe hemoragjike mund të jetë infektuar gjatë peshkimit

Pacienti i tretë me ethe hemoragjike mund të jetë infektuar gjatë peshkimit

Pacienti i tretë i konfirmuar me ethet hemorragjike kongo-krime, është një 42 vjeçar nga Velesi. Siç bëri me dije drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, pacienti është hospitalizuar në Klinikë në Shkup dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore. Pacienti, për 5 ditë radhazi, është ankuar për temperaturë të lartë, kokëdhembje dhe dhembje të muskujve. Ajo më tej, theksoi se ky person mund të jetë infektuar gjatë peshkimit.

Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive

“Personi është nga rrethina e Velesit, mënyra e mundshme e infektimit është peshkimi, përkrah asaj pjese të Vardarit, ku ka shumë lagështi, kjo është vetëm një prej opcioneve ku ka mundur të infektohet. Epidemiologët dhe sherbimet e veterinarisë, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, Fakulteti, janë të kyçur në këtë ndjekje të diagostifikimit epidemiologjik të kongo-krimesë, në Maqedoni”.

Stevanoviq, shpjegoi se si dhe nga kush mund të transmetohet ky infeksion.

Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive

“Kongo-krimenë e transmeton rriqëra. Atë mund ta transmetoj konsumi i ushqimeve joadekuade, qumshti dhe mishi i pa trajtuar i kafshëve të infektuara. Më së shpeshti transmetohet tek personat që janë të ngarkuar profesionalisht, punonjës shëndetësorë, barinjtë, peshkatarët, gjuetarët, ata që i kullosin dhe bëjnë përpunimin e produketeve të mishit të kafshëve të infektuara”.

Pacientja, punonjëse shëndetësore, e infektuar me ethet hemorragjike kongo-krime, është në gjendje stabile dhe për të nuk presin më komplikim të gjendjes shëndetësore./Shenja/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments