5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiEjup Rrustemi për rrugën Tetovë-Prizren: Procedurat para nisjes më së voni në...

Ejup Rrustemi për rrugën Tetovë-Prizren: Procedurat para nisjes më së voni në shtator

“Nisja e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, duhet të pres edhe ca kohë”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve të Maqedonisë, Ejup Rrustemi për TV Shenja. 

Ai thotë se janë duke pritur që të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut  dhe Kosovës dhe më pas të gjendet projektuesi dhe do të vendoset për detajet e tjera.  Kjo sipas tij, mund të ndodh për disa ditë, e më së voni deri në shtator.

Për këtë çështje, drejtori Rrustemi pati dhënë deklaratë për gazetarët para rreth dy muajsh.

“Ne jemi në fazën bashkë me Ministrin e Transportit si Ndërmarrje Publike, për përpilimin e Marrëveshjes mes Ministris së Transportit dhe Ministris së Transportit dhe Ekologjisë të Kosovës, për zgjidhjen e projektantit të përbashkët, cilët do të jenë detajet, në çfarë mënyre do të zgjidhet, si do të bëhet pagesa e projektuesit”, theksoi Ejup Rrustemi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, të premten edhe një herë bëri thirrje për ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës Tetovë – Prizren.

“E kam nënshkruar këtë Marrëveshje me ish kryeministrin Zoran Zaevin, e kam vazhduar me kryeministrin aktual Dimitar Kovaçevski, zëvednësi im i infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij zv ministrin e Transportit Bekim Rexhepin e me drejtorin e NP Ejup Rrustemin, janë dakorduar për një nga 6 opcionet e dala nga fiziliti studim…. Kostoja e përllogaritur e këtij aksi me rëndësi të madhe ndërshtetërore kombëtare rajonale e evropiane është rreth 200 milion euro”, theksoi kryeministri Kurti.

Rruga që lidh Prizrenin dhe Tetovën përfshin tunel prej 6.4 kilometrave dhe nga 15 kilometra nga Prizreni dhe Tetova. /SHENJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments