3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionBeteja e Kurtit duhet te jetë me Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn, jo...

Beteja e Kurtit duhet te jetë me Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn, jo me Ahmetin e Ramën

Gazetari i njohur dhe analisti politik nga Kosova, Parim Olluri në një deklaratë për Indeks.mk, ka komentuar vizitën e së premtes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovës.

Sipas tij, vizitat jo zyrtare, me tendencë për të proklamuar ndonjë individë apo parti politike janë strategji e Kurtit për ta bindur elektoratin e tij në Kosovë se është politikan i respektuar edhe jashtë kufijve të Kosovës, që ka ndikim dhe rol kyç edhe në zhvillimet dramatike në Maqedoninë e Veriut- te partitë shqiptare atje.

“Ka Një Tendencë Të Kurtit Për Të Bindur Elektoratin E Tij Se Ai Ka Halle Jashtë Kufijve Të Kosovës. Beteja E Tij Politike Është Me Ali Ahmetin Dhe Me Edi Ramën, Në Mënyrë Që Te Elektorati I Tij Te Krijohet Përshtypja Se Ai Nuk Brengoset Fortë Për Opozitarët E Kosovës: Krasniqin, Abdixhikun E Haradinajn”, Tha Olluri Për Indeks.Mk

Ai potencon se është e çuditshme tentativa e tij, meqë, siç theksoi ai, në Shqipëri pati dështuar, duke marrë përgjigjen që ka zero ndikim.

“Fjala Është Për Rezultatin E Dobët Në Zgjedhjet Në Shqipëri”, Nënvizoi Ai.(Indeks.Mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments