5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMerko ka emëruar U.D. drejtoreshë me shkollë të mesme/ Akuzë e re...

Merko ka emëruar U.D. drejtoreshë me shkollë të mesme/ Akuzë e re nga Antikorrupsioni për kryetarin e Strugës

Komisioni Antikorrupsion ka nisur iniciativë deri te Prokuroria e Strugës, kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko, për të cilin është konstatuar se ka emëruar U.D. drejtoreshë në një shkollë, pa i plotësuar kushtet. Sipas anëtarit të Komisionit, Shemsi Sallai, drejtoresha, përveç se ka dhënë mësim për lëndë për të cilat nuk ishte eksperte, ka shtuar në mënyrë të paligjshme fondin e orëve të saj, për të cilat e kanë ndihmuar ish drejtorët. Kryetari i Komunës së Strugës nuk ka marrë vendim që Bordi i shkollës të shpallë thirrje publike për drejtor dhe për të dytën herë radhazi ka emëruar të njëjtin ushtrues detyre për pozitën e drejtorit.” Ky nuk është raporti i parë nga Antikorrupsioni dorëzuar në Prokurori. Antikorrupsioni para tre viteve ka ngritur lëndë për blerjen e veturës luksoze të Merkos, ndërsa dy muaj më parë ka ngritur lëndë edhe kundër “Ujësjellësit Struga” dhe ndërmarrjes publike “Eko Struga”, të cilat ndodhen në të njëjtin objekt dhe paguajnë qira prej 5000 euro. Prokuroria aktualisht hesht për të gjitha lëndët ndërsa SHBA-të një muaj më parë e futën Merkon dhe familjen e tij në Listën e Zezë për dyshime për krim dhe ndikim në gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments