Seanca për rastin “Titanik 3”, shtyhet për më 13 shtator për shkak të mungesës të të akuzuarit Ejup Alimi. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Marija Kletniçka theksoi se për shkak të obligimeve si deputet në Kuvend, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka njoftuar gjykatën se Ejup Alimi në cilësinë e deputetit dhe koordinatorit të BDI-së merr pjesë në punën e takimeve të rregullta koordinatave të cilat mbahen çdo të hënë. Kryetarja e Këshillit gjyqësor Marija Kletniçka tha se për seancën e ardhshme gjyqësore në të cilën janë përcaktuar fjalët përfundimtare prania është e domosdoshme, nëse dikush mungon do të ndërmerren masa shtesë. Në rastin “Titanik 3”, të Prokurorisë Publike Speciale të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja të cilët ngarkohen se si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor