8.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeFaton Ahmeti / BDI me projekte investuese edhe në Komunën e Tetovës

Faton Ahmeti / BDI me projekte investuese edhe në Komunën e Tetovës

Sekretari i përgjithshëm njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se kanë filluar punimet nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore po realizohet asfaltimin e një pjese të rrugës regjionale 12 03 në Tetovë, përkatësisht në afërsi të Kazermës dhe stadiumit të qytetit. Realizimi i këtij projekti që kap vlerën prej 10 milion denarë është pjesë e Programit vjetor për investime.

 “Jemi të fokusuar në realizimin e Programit vjetor për investime të NPRRSH dhe në kuadër të këtij Programi realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrugës regjionale 12 03 në Komunën e Tetovës.

Punohet në mënyrë intensive për asfaltimin dhe lëshimin në përdorim të këtij aksi rrugor.

Investitor për realizimin e këtij projekti është NPRRSH, ndërsa vlera është rreth 10 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara në Programin vjetor”, kanë njoftuar nga NPRRSH.” shkruan Faton Ahmeti përcjellë Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments