8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPB-ja deklarohet për situatën në “Higjienën Komunale”: Protestuan 50 të punësuar, penguan...

MPB-ja deklarohet për situatën në “Higjienën Komunale”: Protestuan 50 të punësuar, penguan kryerjen e punës – është njoftuar Prokuroria

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka deklaruar se për rastin në Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, tashmë është njoftuar edhe Prokuroria.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, denoncimi për këtë situatë ka ardhur në Stacionin Policor në Gazi Babë rreth orës 23, ndërkaq pas mesnatës, në orët e para të ditës së sotme ka pasur edhe një denoncim se disa të punësuar pengojnë hyrjen dhe kryerjen e punës në “Higjienën Komunale”.

“Më datë 07.07.2023 rreth orës 23.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë është denoncuar se në Ndërmarrjen Publike në rajonin e Gazi Babës, një pjesë e të punësuarve para kapisë mbajnë protestë. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se rreth 50 persona protestojnë. Gjithashtu, më datë 09.07.2023 rreth orës 01:30 është denoncuar se një pjesë e të punësuarve e pengojnë hyrjen në ndërmarrje dhe të punësuarit e tjerë që të kryejnë obligimet në punë. Është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB-ja për TV21.

https://tv21.tv/foto-police-qe-bllokojne-hyrjen-dita-e-dyte-e-tensioneve-ne-higjienen-komunale/embed/#?secret=pYAFMYW8QD#?secret=8Oi3oRaIAE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments