6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe pas dy vitesh të marrëveshjes, nuk ka sistem njësportelësh me Shqipërinë

Edhe pas dy vitesh të marrëveshjes, nuk ka sistem njësportelësh me Shqipërinë

Njoftimet e autoriteteve se do të ngrihej sistemi njësportelësh në kalimin kufitar Qafë Thanë me Shqipërinë mbetën vetëm një premtim. Dy vjet më parë, kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, nënshkruan një marrëveshje për One stop shop, e cila duhej të thjeshtonte procedurën për kalimin e kufirit duke u ndalur vetëm në një pikë, por ende nuk ka asgjë në terren. Drejtori iri i Administratës Doganore të Maqedonisë, Stefan Bogoev, pas takimit me homologun e tij shqiptar tha se procesi ishte në fazën përfundimtare.

“Procesi është duke vazhduar gjatë gjithë kohës. Megjithatë, për të arritur diçka konkrete në terren paraprakisht, duhet të përfundojnë procedurat formale, sepse ka të bëjë me marrëveshjet dhe protokollet ndërmjet dy vendeve. Kur diçka është ndërmjet dy vendeve, ajo kërkon ratifikim, miratim, harmonizim në të dyja anët e kufirit. Në periudhën e kaluar nuk është bërë asgjë, është bërë shumë, por ajo pjesë është bërë që publiku nuk e ka parë”, tha Stefan Bogoev – Drejtor i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.

“Ne jemi këtu për një projekt shumë të rëndësishëm për një sistem one-stop shop, i cili do të përmirësojë jetën dhe biznesin jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, por edhe në rajon. Ne jemi sot këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të zbatuar këtë projekt shumë të rëndësishëm që do të përparojë dhe zhvillojë biznesin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Genti Gazheli -Drejtor i Drejtorisë Doganore të Shqipërisë.

Të dy drejtorët premtojnë se do të ketë aktivitete më intensive këtë verë, por pa specifikuar një afat kohor për përmbushjen e këtij premtimi. Bogoev tha se projektet për të zgjeruar kalimin me korsi të reja trafiku, dhe për ta automatizuar atë ishin aktualisht në shqyrtim në Drejtorisë Doganore. Ai tha se në drejtorinë doganore janë duke u përgatitur projekte për rritjen e numrit të korsive të trafikut, dhe automatizimin e kalimit kufitar. Nëse kjo zbatohet, do të sjellë lehtësimin e tregtisë dhe transportit ndërmjet dy vendeve, si dhe qarkullimin më të shpejtë të udhëtarëve. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments