-3 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeDrin Ahmeti do të nis me padi, paralajmëron Bilall Kasamin

Drin Ahmeti do të nis me padi, paralajmëron Bilall Kasamin

Drejtori i kompanisë ‘Thor Industries’, Drin Ahmeti, i njohur si nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se do ta padisë kryetarin e partisë BESA dhe kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nëse nuk kërkon falje publike për akuzat që i bëri në një konferencë për shtyp për veprimet e kompanisë.

“Sa i përket konferencës për media të mbajtur nga kryetari i partisë BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ju njoftojmë se është një gënjeshtër e plotë dhe informacion i hedhur gabimisht në opinion. “Thor Industries” mohon të gjitha të pavërtetat e shprehura nga zoti Kasami, të cilat çojnë në punë joetike lidhur me kompaninë”, ka thënë Drin Ahmeti në një deklaratë për opinionin.

Sipas tij, këto pretendime të Kasamit janë krejtësisht të pavërteta, të cilat dëmtojnë si kompaninë ashtu edhe reputacionin e tij personal.

Kasami pyeti Ahmetin se për cilën Prokurori e ka fjalën, kur kërkon hetime.

“Për atë Prokurori e cila drejtohet nga një shërbetor i juaji, për atë që është e kapur kokë e këmbë nga ju? E keni fjalën për atë të cilën e udhëheq Islami, i cili, njëjtë sikur nipi juaj Drini, nuk e dinte se si ka përfunduar nëpër shtëpitë tuaja duke bërë fotografi me ty dhe familjarët tuaj.

Për cilën gjykatë e keni fjalën zotëri Ahmeti, për gjykatën të cilës, edhe pse udhëhiqet nga njerëzit tuaj të afërt ju vetë nuk i besoni, e lëre më që popullata as katër përqind nuk i beson?

Nëse je aq i sigurt në ftesën që bëni për hetim nga ana e prokurorisë dhe gjykatës apo anti korrupsionit, a mund të na sqarosh për hir të së vërtetës, pa u futur në hetimet për të cilat bëni thirrje ju, prej nga brenda natës nipi juaj arriti të zgjohet në mëngjes me një kapital prej 32 milion eurosh?

Për hir të korrektësisë, dhe për të mos i lodhur organet e drejtësisë të bëjnë hetime, a mund ti dhe Drejtori juaj Fetsimi të na shpjegoni, fotoja e nipit tënd me drejtorin, është bërë para apo pasi e mori grantin prej 80.000 euro, në shenjë falënderimi? “, ka shtuar Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments