Zëdhënës i Qeverisë, Muhamet Hoxha në lidhje me zhvillimet e fundit në rastin “Reket” deklaroi se arrestimi i prokurores speciale, Katica Janeva konfirmon se para drejtësisë dhe ligjeve secili është përgjegjës. Hoxha tha se rezultati nga hetimi duhet të bazohet në dëshmi dhe parimin e së drejtës. Ai theksoi se pavarësisht rrjedhës së rastit, qeveria pret nga të gjitha organet përfshi edhe PSP-në luftë të kompromise kundër krimit dhe korrupsionit, dhe se presin që e gjithë procedurat gjyqësore të zhvillohen në procedurë të hapur.
“Rasti i hapur “Zhvatja” ku tashmë akuzohet edhe prokurorja e parë e PSP-së, Katica Janeva dëshmon se para drejtësisë dhe para ligjeve, secili është i barabartë dhe i përgjegjës. Qeveria e Maqedonisë së Veriut bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur që duhet të përfundoj sa më shpejtë, përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të involvuarit”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.