Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do ta vizitojë Tiranën më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Siç shkruan “Euronews Albania”, Clintoni do të ketë takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Do të jetë vizita e parë e tij në kryeqytetin e Shqipërisë.
Rama pati deklaruar ditë më parë se për 4 korrik “ka një dhuratë të madhe”.