Pas publikimit të një video për përurimin e rrugës “Bllagoja Toska” ku Besar Durmishi i mori të gjitha meritat e asfaltimit të rrugës duke fshirë Bilall Kasamin nga videoja si kryetar komune e duke e llogaritur si një dështak që nuk realizon premtimet, ka plasur një zënkë e madhe mes tyre.
Siç ka arritur të mësoj portali TS, përplasja ka ndodhur për shkak të një lënde në Urbanizëm ku me urdhër të Besar Durmishit është tentuar të shkelet ligji për të legalizuar disa objekte, ku këtë rastë e ka hetuar Bilall Kasami dhe ka paralndaluar një skandal të madh.
Nga komuna e Tetovës nuk japin sqarime për këtë përplasje mes Bilall Kasamit dhe Besar Durmishit, por siç mëson TS, Kasami ka nisur që disa punonjës të Sektorait të urbanizmiz ti shpërndaj në sektore tjera për të këputur hallkën e zinzhirit që mos të ketë keqpërdorime.
Portali TS, do të tentojë që të merr prenoncime nga kryetari i komunës së Tetovës por edhe nga Besar Durmishi, por vlen të theksohet se kjo përplasje ka rrënjë më të thella edhe në organet partiake./TS/