4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 1 korriku shoferët me një pajisje do të mund të paguajnë...

Nga 1 korriku shoferët me një pajisje do të mund të paguajnë në pikë pagesat në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi

Sistemi për pagesë të përbashkët elektronike me një pajisje “TAG” gjatë udhëtimit nëpër Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë është testuar me sukses dhe është gati për përdorim nga e shtuna, 1 korrik, njoftuan dy Ndërmarrjet Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë.

Mediat raportojnë se do të funksionojë që automjetet nga këto tre vende të mund të paguajnë taksë në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri me pajisjen që tashmë e kanë pa u ndalur apo blerë një pajisje apo kartë shtesë.

Projekti u shpall në shtator 2021 si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur.

Po punohet për futjen e këtij sistemi edhe në Kroaci, ndërsa po zhvillohen negociata edhe me Greqinë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments