Peshkopi Teodosije ka njoftuar se ka marrë vendim që “Vidovdanin” e sivjetmë të mos e mbajnë në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës.
Kjo për arsye të situatës aktuale, duke pretenduar se s’ka siguri pas arrestimeve të fundit nga Policia e Kosovës.
Në një komunikatë të publikuar nga Manastiri i Deçanit thuhet gjithashtu se kanë kërkuar mbrojtje shtesë nga KFOR-i për mbajtjen e “Vidovdanit”.
“Duke marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë, ku populli ynë aktualisht po jeton në një gjendje të pasigurisë dhe ndjen mungesë të të drejtave dhe lirive elementare, veçanërisht pas serisë së fundit të arrestimeve dhe keqpërdorimeve të serbëve të paraburgosur, si peshkop dioqezan, me përgjegjësi të plotë baritore, kam marrë vendimin.
Këtë vit do të mbahet në manastirin e Graçanicës, pas “Liturgjisë Hyjnore” më 28 qershor.
Manastiri tha se kjo është hera e parë që kur përfundoi lufta që kjo festë nuk mbahet në Gazimestan, duke pretenduar se janë mosbesues ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat i akuzoi se “i kanë sjellë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit”.
Bishop Teodosije has made a decision today that due to the prevailing security concerns, the traditional Vidovdan memorial service scheduled for June 28 will not be held at its usual location, the monument to the heroes of Kosovo near Priština. Instead, it will take place in the… pic.twitter.com/93PiyqyqKv
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) June 24, 2023