Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski u pyet se çfarë do të nënkuptonte për të dhe a do të jepte dorëheqjen nëse emri i tij vendoset në listën e zezë të SHBA-ve, përcjell TV21. Kovaçevski tha se përveç dorëheqjes, këtë do ta konsideronte si dështimin më të madh në karrierën e tij.
“Më pyetët për mua. Unë po të isha në listën e zezë të SHBA-ve, si njeri që një pjesë të arsimimit e kam mbaruar në SHBA, jo që do të jepja dorëheqje, këtë do e konsideroja si dështimin më të madh në karrierën time personale dhe profesionale”, tha Kovaçevski./tv21.tv