Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.
Sipas përditësimit të fundit në ueb-faqen e MPB-së, bëhet e ditur se këto tri pika kufitare janë të bllokuara. Pikë-kalimet kufitare në Merdare e Jarinje janë bllokuar për kamionët dhe autobusët.