Mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:15 në zonën e Qendrës në Shkupit është arrestuar B.Z.(24) nga Tetova.
I njëjti kishte ikur nga burgu i Idrizovës, ku nga 5 vjet dënim me burg, i kishin mbetur edhe 1 vjet e 5 muaj.
“Ai kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu “Idrizovë”, ku duhej të vuante dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për vepër penale të kryer nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal, për të cilin ishte dënuar me pesë vjet burg. Personi është dërguar në “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, thonë mes tjerash nga MPB./tv21.tv