4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSerbia shpërfill kërkesën e SHBA’së e Britanisë, nuk liron policët e kidnapuar

Serbia shpërfill kërkesën e SHBA’së e Britanisë, nuk liron policët e kidnapuar

Serbia ka shpërfillur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe për lirimin e tre policëve të cilët u kidnapuan dy ditë më parë (14 qershor) nga forcat policore serbe. Atyre, sot iu shqiptua masa e paraburgimit nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë, shkruan Insajderi.

Për tre policët kosovar, Rifat Zeka, Beqir Sefini dhe Mustafa Shemi, sipas pretendimeve të Serbisë dyshohen se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tre policëve, iu shqiptua të premten masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, por tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments