4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas SHBA-së e Britanisë, edhe Gjermania thirrje Serbisë të lirojë pa kushte...

Pas SHBA-së e Britanisë, edhe Gjermania thirrje Serbisë të lirojë pa kushte policët kosovarë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

Dy vendet duhet “të bëjnë menjëherë gjithçka që munden për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, tha Baerbock në Berlin të premten përpara një takimi me homologun e saj nga Bosnje-Hercegovina, Elmedin Konakoviq.

Si “një nga hapat e parë”, Baerbock i bëri thirrje Serbisë që “pa kushte” të lirojë tre policët kosovarë të kidnapuar nga autoritetet serbe, raporton “Täglichen Anzeiger”.

Lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës e kërkoi dje edhe SHBA-ja.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, ka thënë ai.

Miller ka deklaruar gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja”.

Një kërkesë të tillë sot e bëri edhe Britania e Madhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments