Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri për kidnapimin e tre policëve kosovarë, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
Kurti e ka dënuar aktin e rrëmbimit të tyre dhe po ashtu ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të denoncojë këto akte.
”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti.