11.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeReagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka...

Reagon Sveçla pas kidnapimit të tre policëve në veri: Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Sveçla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Sipas tij, zyrtarët policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments