7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlinken me kryediplomatin italian: Të favorizojmë vendet kandidate të Ballkanit të hyjnë...

Blinken me kryediplomatin italian: Të favorizojmë vendet kandidate të Ballkanit të hyjnë në BE

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, kanë mbajtur një konferencë për medie për takimin që kanë zhvilluar.

Mes shumë temave që kanë diskutuar ishte dhe Ballkani.

Në komunikatën e lëshuar për medie u tha që vendet kandidate të Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord për të gjitha çështjet e mëdha, duke filluar nga ato më dramatiket, siç është lufta në Ukrainë. Ne të gjithë duam paqe, por paqja duhet të jetë një paqe e drejtë. Ajo duhet të jetë një paqe që rithekson sundimin ndërkombëtar të ligjit dhe lejon lirinë për një popull që ishte viktimë e pushtimit”.

“Ne ramë dakord për natyrën e punës që mund të bëhet në Ballkan, ku jemi pjesë e formatit Quint dhe mund t’i rivendosim këto dhe mund të favorizojmë hyrjen e vendeve kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Ukraina të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian”, është thënë në konferencë.

Ndërkohë, për situatën në veri të Kosovës nuk është përmendur se është diskutuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments