12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLloga-Tiganj: Nevojitet konsensus i gjerë tek të gjitha partitë politike për rrugën...

Lloga-Tiganj: Nevojitet konsensus i gjerë tek të gjitha partitë politike për rrugën reformuese evropiane

Nevojitet një konsenzus i gjerë për rrugën e reformave evropiane në mes të gjitha partive politike, si dhe nga qeveria edhe nga opozita. Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me Ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj.

Në takim, siç njofton Ministria e Drejtësisë është biseduar për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe marrjes së përgjegjësisë gjatë sjelljes së vendimit, me të cilin do të hapet rruga drejt familjes së madhe evropiane.

“Ky është një proces i pakthyeshëm që nuk ka alternativë”, është konstatuar në takim.

Forumi për dialog i Prespës, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë dhe në të cilit do të marrin pjesë funksionarë të lartë ndërkombëtarë, në mes të të cilëve edhe presidenti i Kroacisë dhe ministri i punëve të jashtme, do të jetë një bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, fuqizimin e partneriteteve strategjike, perspektivën evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

Lloga dhe Tiganj diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen kompanitë nga Kroacia që investojnë në vendin tonë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet duke iniciuar përpjekje të përbashkëta për realizimin e projekteve përmes të cilave do të barten njohuritë dhe aftësitë për praktikat evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments