Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në “Korça Moto Festival”, kanë marrë pjesë 600 motoristë nga e gjithë bota.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se kjo pjesëmarrje krijoi një amosferë të mirë, përcjell Klankosova.tv.
“600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival” duke krijuar një super atmosferë, të gërshetuar jashtëzakonisht mirë edhe me mikpritjen e traditën e mirënjohur korçare”, ka shkruar tutje Rama.