15.6 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNënshkrim i ri për thellimin e bashkëpunimit/ Maqedonia dhe Vermonti bashkë në...

Nënshkrim i ri për thellimin e bashkëpunimit/ Maqedonia dhe Vermonti bashkë në sferën e menaxhmentit të krizës

Diturinë dhe përvojën ta sillni në shtëpi. Ky është qëllimi.

Këtë mesazh komandanti i Shtabit gjeneral ia dërgoi ekipit që për dy javë bashkë me ushtrinë amerikane mbajti trajnime për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike në Vermont.

“Në jubileun e ardhshëm të 30-të,  dikush prej jush ndoshta do të jetë kryeshef.”- deklaroi Vasko Gjurçinovski, Komandant i Shtabit Gjeneral.

Pesë pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë janë të specializuar për intervenime ushtarake me materi të ndryshme të rrezikshme.

“Janë të kënaqur, kuptohet prej asaj që kishin mundësi që të trajnohen në poligonin këtu. Po kthehen më të pasur me një përvojë të madhe dhe do të thosha se janë të gatshëm që këtë përvojë nga stërvitjet këtu, t’ua përcjellin kolegëve të tyre në Maqedoni.”- tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Vermonti është shtet i vogël, për nga sipërfaqja pothuajse është si Maqedonia. Në fillimet e pavarësisë sonë, filloi miqësia, që sot vazhdon me nënshkrimin e letrës me qëllime që partneriteti të vazhdojë me intensitet të përforcuar.

“Para 30 viteve kur filloi ky partneritet mund të them se atëherë ishte vetëm një vizion. Sot të gjithë ne jemi krenarë me sukseset e arritura sidomos në pjesën e mbrojtjes. Në pjesën e bujqësisë zhvillohen bisedime për bashkëpunim më të ngushtë dhe për menaxhmentin e krizës që është aspekt i rëndësishëm për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë në pjesën e sajber mbrojtjes dhe përforcimin e sajber kapaciteteve në shtetin tonë.”- pohoi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.

Nikoqirët thonë, nëse shohim se ku ishim para 30 viteve dhe ku jemi tani, përfundimi është se partneriteti është dinamik ndërsa arritjet, të shkëlqyeshme.

“Madje pas 30 viteve, ne edhe një herë e konfirmojmë përkushtimin tonë ndaj kombeve të tjera. Ne tashmë kemi zhvilluar relacione, ndoshta ky program është i ndryshëm, për partneritet shtetëror. Forca më e madhe është vazhdimësia e Gardës kombëtare deri në këtë datë, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut por edhe me dy  partnerët tanë, Republika Senegal dhe Republika e Austrisë, por edhe në nivel global. Partneriteti me Afrikë. Shumë partneritete me çdo vend të Amerikës jugore, kjo është diçka e shkëlqyeshme. Kjo është gjëja e bukur për Gardën kombëtare, vazhdimësia që po e ofrojmë.”- tha Georgi Najt, Garda Kombëtare, Vermont.

Në nënshkrimin solemn morën pjesë shumë qytetarë, për shkak se objekti është i hapur për secilin vizitues. Deri më tani nuk e ka ndryshuar lokacionin. Objekti i fundit u dizajnua në 1970. Kupola është e mbuluar me ar në shekullin 20 kur shumë shtete e kanë bërë këtë si shenjë të stilit të rilindjes së kolonizuar.

-Shtëpia shtetërore në Vermont ka kupolë që gjendet mbi tavanin e sallës së katit të dytë të objektit. Në sallë mbi karrigen e folësit është portreti e Xhorxh Uashingtonit. Jovica Paunoski, TV21, Vermont.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments