Rafi Halili është një prej figurave më autentike dhe më emblematike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Veprimtari, qëndresëtari, luftëtari dhe HEROI Rafi Halili deri në frymën e fundit ishte me mendje, me zemër dhe me fytyrë nga shteti Amë. Përpjekjet, veprimtaria, qëndresa dhe lufta e tij jetësore ishin kushtrim lirie për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin e tyre me shtetin tonë AMË… Biri i madh i LËVIZJES dhe i kombit shqiptar nuk njohu dhe nuk pranoi kurrë flamur tjetër pos Flamurit tonë kuqezi. Të tillë do ta kujtojnë, do ta nderojnë dhe do ta adhurojnë brezat që do të vijnë deri sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë mbi dhe. Në jetë të jetëve nderim e lavdi Heroit Rafi Halili! Natën e 6 dhe 7 qershor të vitit 1982, Rafi Halili, kolosi i pathyeshëm i luftës për çlirim e bashkim kombëtar, atdhetari, patrioti e veprimtari i madh dhe revolucionari i përkushtuar i çështjes kombëtare, me krismat e lirisë zgjoi dhe nxiti shqiptarët në jugosllavinë titiste se liria fitohet vetëm me gjak. “KU ËSHTË PUSHKA, VËRTET ËSHTË VARRI, POR ËSHTË EDHE NDERI, KRENARIA, LIRIA… ARMIKU NUK NDALET ME FJALË, POR ME PUSHKË,POR PËRDERISA E VRETË ARMIKUN ËSHTË SHUMË E MIRË” RAFI HALILI