9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEscobar dhe Lajçak në Kosovë, nisin takimin me Osmanin në Presidencë

Escobar dhe Lajçak në Kosovë, nisin takimin me Osmanin në Presidencë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Presidencë.

Këtë të martë ata do të takohen edhe me liderët e partive opozitare, ndërsa po zhvillojnë takime në Kosovë dhe Serbi për të qetësuar situatën e tensionuar në veri.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e Lajçak dhe Escobar gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira. Nëse do të kishim marrëveshje do ju tregoja”.

Ata thanë se kushtet e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje do të diskutohen në takimin e së martës që do kenë me ta.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”.

Bashkimi Evropian po punon në organizimin e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mes tensioneve që kanë nisur që më 26 maj në komunat në veri, Lepostaviç, Zubin Potok dhe Lepostaviq.top-channel.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments