SPB Tetovë njofton banorët e rajonit të Pollogut se policët gjatë këtyre ditëve do të kryejnë ushtrime në mjedis të hapur.
Ata do t’i kene stervitjet për përdorimin e armëve të zjarrit.
“Më 7, 8 dhe 9 qershor, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të kryejë qitje luftarake në qendrën e qitjes “Erebino”, e cila kryhet çdo vit me pjesëtarë të policisë së Tetovës, njoftoi sot MPB-ja e Tetovës.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, gjithashtu më 7 qershor në vendin e quajtur “Mavrovska brana” në Mavrovë, më 8 qershor në fshatin Axhievci dhe më 12 dhe 13 qershor në poligonin e improvizuar të qitjes në vendin e quajtur “Rudina” do të ketë qitje në fshatin Volkovi nga pjesëtarët e policisë së Gostivarit.