8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDikur Zaev, tash Mickoski e kërkon BDI-në në opozitë! – Ali Ahmeti...

Dikur Zaev, tash Mickoski e kërkon BDI-në në opozitë! – Ali Ahmeti në vitin 2020 u tha: Nuk do ta përjetojnë atë gëzim

Lideri i VMRO-DPMNE-së sot tha se ky moment historik duhet të njihet si dorë e ofruar për bashkimin e strukturës maqedonase dhe për unitetin e bllokut maqedonas, i cili vazhdimisht po humbet këto 32 vite.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte në një tribunë partiake në Veles ka folur më gjerësisht për idenë e krijimit të një pakti për bashkim kombëtar dhe shtetëror në të cilin nuk do të ketë vend për BDI-në e cila ka qenë në pushtet në vendin për 20 vjet.

Unë do të bëj gjithçka që BDI të shkojë në opozitë dhe jam i gatshëm të bëj një pakt për bashkim kombëtar dhe shtetëror me të gjitha segmentet e pakriminalizuara në shtetin e çdo origjine, vetëm që BDI të shkojë në opozitë pas 20 vitesh pushtet”. ka thënë Mickoski.

Të njëjtën gjë Zaev e kishte deklaruar edhe para zgjedhjeve të korrikut 2020. Zaev në pjesën më të madhe të fushatës zgjedhore kërkoi që shqiptarët të votojnë kundër BDI-së, por pas zgjedhjeve ai përsëri bëri koalicion me BDI-në.

Ali Ahmeti, në korrik, para zgjedhjeve të vitit 2020, tha se jo vetëm Zaev, por të gjithë politikanët e tjerë që dëshirojnë që BDI të shkojë në opozitë do të pendohen dhe nuk do ta përjetojnë atë gëzim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments