-1.1 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeLuftë civile në Rusi? Mercenarët e Wagner marrin peng kolonelin e njohur...

Luftë civile në Rusi? Mercenarët e Wagner marrin peng kolonelin e njohur Putinit

Tensionet mes grupi grupit Wagner dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, duke rritjen frikën e nisjes së luftës civile në Rusi. Sipas informacioneve mercenarët e Wagner thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Ëagner, në të cilën ai pranoi ‘fajësinë’ e tij dhe tha se ishte i dehur dhe për këtë arsye qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner.

Kjo vjen pas akuzave të Wagner se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre. Mercenarët e Wagner kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.

Por suksesi i grupit Wagner ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm. Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit.

Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.

/abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments