Gjenerata U-16 e Shkëndijës jo vetëm që shkëlqeu këtë vit në nivel klubi duke u shpallur kampion i dyfishtë me Kampionatin dhe Kupën nën drejtimin e Taxhedin Kasamit ,por ajo ka edhe diamantë e vet ,futbollistët kryesorë që janë në kreun e golashënuesve dhe lojtarëve më të mirë në vend për këto grupmosha shkruan Tetovasot.
Në këtë drejtim nuk ka si mungojnë Hisar Ali Cali që me 14 gola është golashënuesi kryesorë i Superligës te pionerët ndërsa më pas vjen Albion Musliu nga pionerët e rinj.
Të përkujtojmë se Hisar Ali është edhe golashënuesi kryesorë i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut .Ai ka shënuar shumë gola kundër reprezentacioneve elitare këtë vit.TS