7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga sulmet ndaj gazetarëve te dhuna kundër policisë, Ministria e Brendshme e...

Nga sulmet ndaj gazetarëve te dhuna kundër policisë, Ministria e Brendshme e Kosovës publikon bilancin e trazirave në veri

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar bilancin e sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit në veri të vendit.

Sipas ministrisë, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga armët e zjarrit.

Po ashtu, në njoftim raportohet se dy qytetarë janë dhunuar brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”, thuhet në njoftimin për media.

“Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet ndër të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments