2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeKovaçevski – Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të integruar...

Kovaçevski – Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të integruar në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Bratislavë ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi presidentin francez për përfshirjen e tij personale në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ata u pajtuan se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e integrimit evropian, prandaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe komuniteti ndërkombëtar në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Presidenti Macron përshëndeti vendosmërinë e qeverisë për të punuar në zbatimin e agjendës evropiane dhe theksoi se do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fortë dhe të zëshme të Francës në këtë rrugë. Kovaçevski dhe Macron ranë dakord se tani është momenti për të bërë një hap të qartë përpara në rrugën e afrimit dhe për të mundësuar integrimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments