15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë, Krenar Lloga me foton e Fadil Sulejmanit i pret...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga me foton e Fadil Sulejmanit i pret mysafirët

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në zyrën e tij të punës ka vendosur fotografinë e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadil Sulejmani.

Në zyrën ku ka vendosur fotografinë e veprimtarit Sulejmani, Lloga bën takime zyrtare në cilësinë e ministrit të Drejtësisë.

Fotografinë e Prof. dr. Fadil Sulejmani Lloga e mori dhuratë nga takimi me rektorin aktual të UT-së, Kushtrim Ahmeti.

Në ngjarjet më të rëndësishme të fillimit të punës së këtij Universiteti, Prof. dr. Fadil Sulejmani ishte në ballë të këtyre aktiviteteve si, në drejtimin e punës së organeve të përkohshme të Universitetit, në sjelljen e Vendimit për hapjen publike dhe fillimin e punës së Universitetit, më 17 dhjetor 1994; në hapjen publike të vitit akademik 1994/1995, më 15 shkurt 1995, në Reçicë të Vogël; në fillimin e ligjëratave të para, në Poroj dhe Riçicë të Vogël, më 16 dhe 17 shkurt 1995; si dhe në aktivitete të tjera të cilat ia vunë vulën arsimit universitar në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Për këto aktivitete, pushteti i asaj kohe në Maqedoni e ndoqi, e maltretoi shumë herë bashkë me familjen e tij dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie, ndërsa dënimin me burg e vuajti në kohëzgjatje prej afër një viti.

Profesor Fadil Sulejmani është nderuar me disa çmime nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments