Ministri i Ekonomisë, njëherazi edhe anëtar i Kryesisë së BDI-së, Kreshnik Bekteshi i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se Izet Mexhit është vetëlarguar nga mbledhja e Kryesisë Qendrore të BDI-së.
“Izet Mexheti është larguar nga mbledhja e kryesisë dhe para 30 anëtarëve është deklaruar s[ bashku me disa anëtarë të tjerë se nuk do të marri pjesë në takimet e asaj kryesie. Në mbledhjet e fundit Izet Mexhiti nuk ka marrë pjesë në punimet e kryesisë, në mbledhjet e radhës do të shohim nëse do të marri pjesë apo jo. Në atë mbledhje që Izet Mexhiti është larguar, është ngritur para anëtarëve të Kryesisë dhe ka thënë se do të largohet nga mbledhja, që për mua kjo do të thotë se është vetëlarguar nga Kryesia Qendror e BDI-së.”- tha Bekteshi.