18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeKurti flet sërish pas reagimeve të ashpra të aleatëve: E kemi mbështetjen...

Kurti flet sërish pas reagimeve të ashpra të aleatëve: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse,

Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-it.

Kurti  para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, të ftuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka folur pas kritikave të shumta që mori nga partnerët ndërkombëtarë.

Pavarësisht kritikave të shumta që mori (nga SHBAe partnerët e saj) Kurti për Dukagjinin ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse, Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.

Ndërkaq në një reagim fillestar që ka pasur gjatë ditës së sotme, Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm dhe se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet e djeshme në veri, por është shprehur se çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve.

Ai ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar Kurti sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments