-0.2 C
Tetovo
E diel, 9 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAgim Bahtiri i shkon në zyrë si mysafir i parë Kryetarit të...

Agim Bahtiri i shkon në zyrë si mysafir i parë Kryetarit të Zubin Potokut

 Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shkuar në zyrë Kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, disa orë pasi ky hyri në zyrën e kryetarit, nën përcjelljen e Policisë.

Bahtiri ka thënë se ishte i nderuar që ishte mysafiri i parë i kryetarit Zeqiri, derisa ka publikuar edhe një fotografi me të, raporton Express.

“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunen të cilën e udhëheq. Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin”, ka shkruar Bahtiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments