11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani

Vjosa Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie, njofton Klan Kosova.

Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments