Gjate muajit maj, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup ka përpiluar gjithsej 20 procesverbale për edukim dhe informim për personat që janë takuar duke e hedhur mbetje të vëllimshme dhe mbetje ndërtimtarie në mënyrë të parregullt në rrugët Avgust Cezarc, Metodia Mitevski, Xhon Kenedi, Vasil Glavinov dhe Blagoja Paroviq në komunën e Çairit si edhe në rrugët Drezdenska në komunën e Karposhit, Anton Popov në komunën e Kisela Vodës, në bulevardin ASNOM dhe rrugën Benjamin Maçukovski në komunën e Aeredromit.